Telegrafi

HP shet webOS?

Me sa duket, këto raporte mediale kanë filluar të përsëriten, ose kësaj radhe një gjë e tillë do të ndodhë me të vërtetë.

Sipas një raporti të fundit nga Reuters, thuhet se HP janë duke konsideruar shitjen e sistemit operativ webOS, për një çmim jo më të madh sesa 1.2 miliardë dollarë, aq sa edhe kishin paguar për Palm dhe platformën mobile në të cilën ajo bazohej.

Në rast se HP vendos ta shesë platformën e saj, webOS, kjo do të thoshte se kompania do të humb disa qindra milionë dollarë, nëse jo edhe më shumë, pasi që deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se ka blerës potencial për këtë njësi të biznesit të HP’së. / Telegrafi /