Telegrafi

HP ProLiant G7 në Opteron

Performancat janë deri në 30 për qind më të larta në ambientet e punës me kërkesa më të larta që përdorin virtualizimin, e linja e re e serverëve përfshin edhe softuerin Integrated Lights Out (iLO 3) të HP-së për menaxhimin dhe mbikëqyrje nga distanca. Me serverë vjen edhe HP Virtual Connect për ndërlidhjen më të thjeshtë të serverëve dhe pajisjeve virtuale. 

Janë paraqitur pesë server të rinj në linjën ProLiant x86, modelet ProLiant BL465c, ProLiant BL685c G7, ProLiant DL385 G7, ProLiant DL585 G7 dhe ProLiant DL165 G7. /Telegrafi/