Telegrafi

HP prezanton tabletin SlateBook X2, për 479$

Tableti i ri HP SlateBook x2 është i projektuar për tu përdorur si një kompjuter notebook, apo edhe si një tablet i vetëm pasi që kjo pajisje e ka ekranin e shkëputur nga tastiera.

HP SlateBook x2 mbështetet nga procesori dual core NVIDIA Tegra 4 ARM Cortex-A15, i mbështetur edhe me 2GB RAM memorie të brendshme.

Ekrani i HP Slatebook x2 është I pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç dhe rezulucionin prej 1920 x 1200 pikselëve, i cili vjen me versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android 4.2 Jelly Bean.

Gjithashtu, HP Slatebook x2 posedon edhe USB 2.0, 1 x HDMI, flash-card reader, kamerën e pasme dhe atë të përparme, si dhe DTS Sound.

Karakteristikat tjera të HP SlateBook x2 përfshijnë edhe 16 GB hapësirë të brendshme, si dhe lidhjen për 802.11b/g/n WiFi dhe Bluetooth. / Telegrafi /