Telegrafi

HP prezanton tabletin e ri ElitePad 900

ElitePad 900 posedon ekran 10.1 inç me rezolucion 1280×800 piksel. Tableti i ri është 9.2 mm i trashë dhe peshon rreth 680 gram, posedon procesorin nga Intel, Cover Trail dhe vjen me 2gb RAM si dhe 64gb hapësirë ruajtëse.

Tableti më i fundit nga HP është i pajisur me dy kamera. Në anën mbrapa ka kamerën 8 megapiksel për foto dhe video ndërsa, përpara ka kamerën 1080p për video chat. Është i pajisur me Bluetooth dhe rrjet komunikimi opsional NFC.

Elite Pad vjen bashkë me Productivity Jacket e cila posedon një tastier të integruar, një numër të porteve dhe lexuesve të SD kartelave. Pajisja e re do të dal në shitje në janar të vitit të ardhshëm. Ndërsa, çmimet ende nuk janë bërë të ditur nga HP. /Telegrafi/