Site icon Telegrafi

HP prezanton Slate 21 të bazuar në Android

Më saktë, bëhet fjalë për modelin e kompjuterit AIO me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 21.5-inç, i cili sistemin operativ të Google e ka të para-instaluar.

Kompjuteri i quajtur HP Slate 21 është prezantuar zyrtarisht në ngjarjen e HP-së në Pekin të hënën. Slate 21 vjen me ekranin me definicon të lartë IPS, dhe versionin e Android, 4.2.2, thuhet sipas mediave kineze të cilat ishin prezente në ngjarje.

HP Slate 21 AIO është i mbështetur nga procesori Nvidia Tegra 4, edhe pse specifikat tjera nuk janë bërë publike nga HP. / Telegrafi /  

Exit mobile version