Telegrafi

HP prezanton laptopët e rinj ProBook

Modelet e reja në linjën e laptopëve HP ProBook përfshijnë modelet si HP ProBook 430, ProBook 440, ProBook 455 dhe 470, dhe të njëjtit do të vijnë me një varg të procesorëve Ivy Bridge nga Intel dhe procesorët e AMD, serinë e re të Richland.

Çmimet e këtyre modeleve të reja të laptopëve të HP fillojnë prej 499 dollarë, për modelin fillestar, ndërsa modelet më të avancuara të kësaj linje me siguri se do të kushtojnë më shtrenjtë. Sipas HP-së, të gjitha modelet e laptopëve do të fillojnë të shiten brenda muajit. / Telegrafi /