Telegrafi

HP prezanton dy modele të fabletëve

Të dy modelet e fabletëve, përkatësisht HP Slate 6 VoiceTab dhe HP Slate 7 Voicetab, vijnë me diagonale të ekranit prej 6 dhe 7 inç, respektivisht.

Secili prej fabletëve do të vijë me karakteristika të ngjashme dhe do të bazohen në Android 4.2 Jelly Bean. Fableti me ekranin prej 6 inçësh do të ketë rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa modeli me ekranin 7 inç do ta ketë rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve.

HP ka vendosur që modelet e reja të fabletëve të saj fillimisht ti lansojë në Indi, për shkak të madhësisë së tregut dhe kërkesave në rritje, ndërsa njëri prej ekzekutivëve të kompanisë ka thënë se tregu i Indisë ka një nevojë të cilën ne po synojmë ta plotësojmë.
HP nuk ka dhënë detaje për çmimet e fabletëve të saj të rinj, e as një datë të mundshme të lansimit të pajisjeve të saj mobile në SHBA apo Evropë. / Telegrafi /