Telegrafi

HP paralajmëron modelin Veer

Sipas njoftimit të prodhuesit të këtij telefoni, HP Veer është i projektuar të jetë një telefon kompakt, pasi që i njëjti posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 2.6 inç (multitouch), rezolucion 320 x 400, dhe tastierë rrëshqitëse QWERTY së bashku me procesorin Qualcomm MSM7230, 800Mhz.

HP Veer gjithashtu posedon edhe kamerën me 5 mega-piksel dhe geo-tagging, mundësi për incizimin e videove, 8GB memorie të integruar, bateri 910mAh, akselerometër, dritë ambientale si dhe sensorin e afërsisë.

Veer mbështet edhe sinkronizimin e emailit në Microsoft Exchange, plus POP3 dhe IMAP, si dhe posedon GPS të integruar.

Lidhur me këtë model të telefonit të mençur, ende nuk ka detaje të çmimit ose datës së përafërt të lansimit të tij në treg, edhe pse jo-zyrtarisht është thënë se ky telefon do të jetë në shitje gjatë verës së këtij viti. / Telegrafi /