Telegrafi

HP nis shitjet e kompiuterit TouchSmart 610

Ky kompiuter, i cilësuar nga ekspertët me pseudonimin “kafsha” për shkak të parametrave, ka një ekran 23-inch me prekje dhe me kënd të përkulshëm, procesorë opsionalë quad-core mes Core i5 dhe Core i7, 16 GB/RAM, 2 TB memorje të integruar dhe një kartë grafike opsionale mes NVIDIA ose ATI me një memorje video deri në 2 GB.

Çmimi i këtij kompiuteri desktop HP TouchSmart 610, që ka nisur të shitet, fillon nga 1100 dollarë. /Telegrafi/