Telegrafi

HP netbook nuk është i vdekur, vetëm është duke fjetur

Mini 1104 është i pajisur me procesorin Atom N2600 dybërthamësh në 1.6-gigaherc, grafika është e integruar GMA 3600, e është përfhsirë edhe 2 GB memorie punuese. Tastiera me 93% të asaj të madhësisë së plotë është e qëndrueshme ndaj lëngjeve, ndërsa është e përshtatshme edhe për futjen e sasive më të mëdha të tekstit, touchpadi është i ndjeshëm në prekjen nga disa gishtërinj përnjëherë, derisa kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në nëntë orë. Nga konektorët, janë të pranishëm tri konektorë USB 2.0, dalja VGA, dhe audio konektorët, ndërsa është e integruar edhe ueb kamera.

Portativi do të mund të blihet me Windows 7 ose me FreeDOS, ndërsa çmimi fillestar për tregun amerikan është 400 dollarë. /Telegrafi/