Site icon Telegrafi

HP me katër modele të reja “all in one”

Ndërsa në anën tjetër, modelet HP Compaq Elite 8300, HP Compaq Pro 6300 janë krijuar duke pasur në mend përdoruesit e biznesit dhe prandaj të njëjtit vijnë me funksione opsionale multi-touch, dhe kontroll të ekranit me dy gishta.

Modeli më i dalluar nga katërshja e re është HP Envy 23, i cili vjen me procesorin e Intel Ivy Bridge dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 23 inç, rezolucion prej 1920 x 1080, Blu-ray, TV tuner si dhe port HDMI.

Shitja e modeleve të reja të kompjuterëve të HP do të fillojë më 2 gusht, ndërsa çmimet fillojnë prej 650 dollarë, e deri në 950 dollarë, varësisht prej modelit. / Telegrafi /.
 

Exit mobile version