Telegrafi

HP mban PC-të

Në të vërtetë, pas zëvendësimit kohë më parë të Leo Apothekerit nga kreu i HP-së, Meg Whitman, e cila morri përsipër udhëheqjen e kompanisë, premtoi se së shpejti do të marr vendimin për të ardhmen e departamentit për prodhimin e kompjuterëve. Pas shqyrtimit të avantazheve dhe të metave të ndarjes së biznesit me kompjuterët personal, në HP kanë vendosur që prapëseprapë është më mirë të mbajnë departamentin për prodhimin e kompjuterëve personal për shkak se me këtë sigurojnë përkrahjen dhe besimin e partnerëve të shumtë afatgjatë, e për biznesin me serverët sigurojnë kushtet më të mira gjatë bisedimeve me furnitorët e komponentëve për shkak të porosive më të mëdha.

Me vendimin për mbajtjen e biznesit me kompjuterët personal do të duhej të kthehet besimi i blerësve, e përfaqësuesit e HP-së theksojnë se kompania në tërësi i është dedikuar kompjuterëve personal dhe se synojnë edhe më tej të përmirësojnë këtë segment të afarizmit. /Telegrafi/