Telegrafi

HP konfirmon tabletin e saj Android, Slate 7

Siç mund të vërehet nga emri, Slate 7 do ta ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç, versionin e ri të Android, 4.1 Jelly Bean, mbështjellës të bukur, procesorin dual-core 1.6GHz ARM Cortex-A9 si dhe rezolucion me 1024 x 600 piksel.

Karakteristikat tjera të Slate 7 përfshijnë edhe  1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, 802.11 b/g/n Wi-Fi, Bluetooth 2.1, dy kamera dhe baterinë për të cilën HP thotë se do të zgjasë deri në 5 orë. / Telegrafi /