Telegrafi

HP do të prezantojë dy tablet më 9 shkurt?

Tani, duket se kjo kompani do të lansojë pajisje të reja nga HP Palm, të cilat do t’i bazojë në sistemin operativ webOS.

Tashmë dihet se HP është duke punuar në lansimin e pajisjeve të reja, të cilat planifikon t’i lëshojë këtë vit, ndërsa thuhet se angazhimi i kësaj kompanie është që të lansojë së paku dy kompjuterë tablet në webOS, dhe kjo gjë mund të ndodhë saktësisht më 9 shkurt të këtij viti.

Todd Bradley i HP-së tashmë e ka konfirmuar ngjarjen e cila do të mbahet më 9 shkurt, ndërsa është thënë se prej këtij prodhuesi mund të pritet që të ketë edhe risi të tjera, përveç kompjuterëve tablet. / Telegrafi /