Telegrafi

Hoyt Yee viziton Shkupin në fillim të muajit maj

Ambasada amerikane në Shkup bën të ditur se zv. ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë, Bryan Hoyt Yee, do të vizitojë Shkupin më 1 maj të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hoyt Yee do të realizojë takime me politikanët për statusin e formimit të Qeverisë, për marrëdhëniet dypalëshe dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimit euro-atlantik, thuhet në njoftim.

Përndryshe, Deparamenti amerikan i shtetit shprehu javën e kaluar shqetësime për gjendjen politike në Maqedonidhe kërkoi që të formohet qeveria./Telegrafi/