”Është shumë me rëndësi që të vërtetojmë përgjegjësinë për përgjimin e jashtligjshëm dhe për qeverinë e dyshuar në lidhje me përgjimet. Ky do të jetë çelësi kryesor për Maqedoninë në hapin drejt NATO-s dhe BE-së, ka thënë Hoyt Bryan Yee, zëvendës sekretar i State Department, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çelësi kryesor për të ardhmën e Maqedonis, sipash nesh, është që t’i bëj reformat në gjyqësor.
“Ajo është e rëndësishme për qytetarët, për integrimin e vendit në NATO dhe BE, dhe për tërheqjen e investitorëve” theksoi Yee.
Ai u bëri thirje të gjithë partive politike, deputetëve të Kuvendit, të bëjnë gjithçka çka munden. PSP-së i nevojitet mbështetje që t’i mbarojë punët pa presion partiak në lidhje me të akuzuarit dhe gjyqtarët të cilët duhet të mbanë përgjegjësi.
Yee dje Maqedonisë i tha të ketë kujdes dhe të largojë ndikimin rus në media dhe në politikë. /Telegrafi/