Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Azi, Hoyt Brian Yee sot arrinë në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë bërë ende publike agjendën e takimeve të Yee.
Yee herën e kaluar në Shkup ishte në fillim të marsit, ku qartë tregoi se pret përmbushje të të gjitha detyrave në marrëveshjen Përzhino, dhe të mos pengohet Prokuroria Speciale Publike. /Telegrafi/