ShBA dhe BE do të vazhdojnë me përkrahjen për tejkalim të krizës, ka deklaruar për Zërin e Amerikës zëvendës ndihmës-sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi në departamentin e shtetit, Hoyt Yee, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Besojmë që palët e përfshira në krizën e Maqedonisë, mund të gjejnë mënyrë për të dalë nga ajo. Besojmë se më me rëndësi është të zbatohen reformat, të krijohen kushte për zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme, se sa të mbahen zgjedhjet me çdo kusht. Në bashkëpunim me BE dhe partnerët tjerë të Maqedonisë, do të bëjmë presion të madh, që ti ndihmojmë Qeverisë dhe partive politike që ti gjejnë zgjidhjet e duhura, pa marrë parasysh nëse kjo ka të bëjë me atë se si të tërhiqet falja për personat zyrtarë të dyshuar për korrupsion, si të krijohet gjendje më e mirë për mediat, përmes miratimit të ligjeve për reformat në media, ose kjo të bëhet përmes respektimit të PSP. Konsiderojmë se në këtë proces mund ti ndajmë përvojat tona, ide për këto institucione dhe reforma që ata të funksionojnë në kohë. Shpresojmë se zgjedhje do të ketë sa më parë që është e mundur, më së voni deri në vitin 2017, dhe nëse partitë politike e kryejnë punën e tyre, punën për të cilën dhe janë zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë, atëherë do ta kenë përkrahjen tonë – ka thënë Hoyt./Telegrafi/