Telegrafi

Hoyt Yee nesër vjen në Shkup

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Azi, Hoyt Brian Yee nesër arrinë në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të qëndrimit të tij dyditorë është paraparë që Hoyt Yee të takojë katër liderët nënshkrues të Përzhinos.

Yee herën e kaluar në Shkup ishte në fillim të marsit, ku qartë tregoi se pret përmbushje të të gjitha detyrave në marrëveshjen Përzhino, dhe të mos pengohet Prokuroria Speciale Publike. /Telegrafi/