Pas takimeve me zyrtarë të lart shtetëror, zv. ndihmës sekretari amerikan, Brian Hoyt Lee, tha se Maqedonia ka ende kohë për zbatimin e të gjitha reformat dhe të organizoj zgjedhje të cilat duhet të jenë të lira, demokratike dhe të pranueshme nga të gjitha palët, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, vendi duhet të përqëndrohet në zbatimin e plotë të marrëveshjes politike dhe jo me atë se do të shtyhen apo jo zgjedhjet.
Hoyt Yee ka folur edhe për Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Ai u ka kërkuar të gjitha institucioneve dhe partive që të bashkëpunojnë pa rezerva me PSP-në, puna e së cilës duhet të mbetet e pavarur, duke theksuar se Maqedonia duhet të zbatoj marrëveshjen dhe të dalë nga kriza politike, që të mund të shpresoj për një të ardhme euro-atlantike./Telegrafi/