Telegrafi

Hoyt Yee ambasadori i ri SHBA-ve në Maqedoni?

Hoyt Brian Yee do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, shkruan Al Jazeera Balkans. Yee pritet ta merr vendin e Jess Bailyt, i cili u emërua në dhjetor të vitit 2014, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Yee është diplomat dhe për momentin e kryen funksionin e zv.ndimësit të sekretarit shtetëror për çështje të Evropës dhe Azisë.

Përpara se të emërohet në këtë pozicion Ji ka punuar si shef i misionit të Ambasadës Amerikane në Zagreb, Kroaci në periudhën prej vitit 2010 deri vitin 2013.

Gjatë kohës së mandatit të tij në Kroaci ka ardhur deri tek epilogu i rastit gjyqësor kundër kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i cili është dënuar në katër vite e gjysmë burg për pranim të mitos./Telegrafi/