Site icon Telegrafi

Hoxhiq e quan skandaloz vendimin e PZAP: Do të ankohemi në Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunën e Zubin-Potokut, Shtërpcës, Ranillugut, Garaçanicës, Parteshit, Kollokotit dhe Novobërdës. Po ashtu PZAP-i ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike  Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) – Adrijana Hoxhiq dhe Koalicionit VAKAT.

Një vendim të tillë e ka kundërshtuar kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, lista “Komuniteti i Bashkuar”, Adriana Hoxhiq.

Ajo ka thënë se vendimi i marrë sot është politikë, i padrejtë dhe skandaloz.

Hoxhiq ka thënë se një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë në histori, dhe se do të ankohen në Gjykatën Supreme.

“Një vendim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në histori, askund në botë. Ne do ta shfrytëzojmë mekanizmin që e kemi përpara, ankesën të Gjykata Supreme. Ne do t’i kemi argumentet me vete, sepse shpjegimet që ne i kemi marrë nga PZAP, nuk pinë ujë. Të gjitha shpjegimet janë të pa baza. Vendimi është skandaloz, i bazuar politikisht dhe i padrejtë”, ka deklaruar ajo në T7.

Hoxhiq ka thënë se i janë larguar aq vota sa ajo të humb pozitën e deputetes.

“Ne të gjitha ligjet i kemi respektuar. Kandidatët tanë të gjithë janë boshnjakë.

“Ligji nuk ja ndalon asnjë qytetari dhe nuk e udhëzon asnjë qytetar që patjetër duhet të votojë opsionin sipas etnicitetit. Në Komunën e Prizrenit si mund PZAP ta dijë se cila votë është e komunitetit shqiptar e cila e atij boshnjak. Unë kam pasur shumë telefonata nga qytetarë të rëndomtë që nuk po munden ta besojnë se çfarë po ndodh. Mua edhe shqiptarët më kanë votuar”, ka shtuar ajo.

Exit mobile version