Site icon Telegrafi

Hoxhës nga Shqipëria i ndalohet hyrja në Maqedoni me arsyen se mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare

Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”.

Ja statusi i plotë në rrjetin social facebook:

”Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur. Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni. Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që tjua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të papreçedentë arrogante monstruoze. Ndoshta Insitucionet e përfaqsimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë.

Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin. Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot” – shkruan Hoxha Ahmed Kalaja.

Siç shihet edhe në dokument hyrja e tij në Maqedoni paraqet rrezik për sigurinë e shtetit, ndryshe hoxha ishte i ftuar sonte të merr pjesë në njërën nga xhamiat e Shkupit në netët e fundit të Ramazanit ku ligjeron homolgu i tij Zekirija Bajrami. /Telegrafi/

Exit mobile version