Site icon Telegrafi

Hoxhë Shefqeti: Në Ramazan, marrëdhëniet intime lejohen gjatë natës (Video)

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka sqaruar disa dilema që kanë të bëjnë me Ramazanin ndër të cilat edhe marrëdhëniet seksuale mes bashkëshortëve.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ekzistojnë disa probleme pse të gjithë myslimanët nuk mund të jenë të unifikuar në fillimin e Ramazanit në të njëjtën kohë.

“Toka është e rrumbullakët dhe hëna nuk shihet në gjithë kontinentet në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër është pak edhe çështje politike pasi te shumica e shteteve kryesore arabe, ulemaja [dijetarët islam] nuk janë krejtësisht të pavarura politikisht për të vendosur për unifikim. Më herët kur ka vendosur një mufti Ramazani është mbajtur nga të gjithë. Por besimtarët nuk e marrin përgjegjësinë [gjynahet] nëse megjlisi [paria] e ka gabim datën e fillimit të Ramazanit”.

Hoxhë Shefqeti, siç transmeton Telegrafi, ka folur edhe për obligimet që sjellë Ramazani për besimtarët mysliman.

“Është muaj në të cilën obligohen myslimanët fetarisht të agjërojnë nga fillimi i agimit deri në perëndim të diellit nga tri elemente kryesore. Agjërimi nga buka, uji dhe nga fjetja me partneren/in e që quhet kontakti intim gjatë ditës. Gjatë natës nuk janë të ndaluara [raportet intime]”.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ka thënë ndër të tjera se puna e rëndë nuk e arsyeton prishjen e Ramazanit përveç nëse puna është shumë e rëndë sikurse puna në shkritore ku temperaturat janë shumë të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version