Site icon Telegrafi

Hoxhë Shefqet Krasniqi tregon cilat operacione plastike janë të lejuara e cilat ndalohen

Hoxhë Shefqet Krasniqi ishte mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show që transmetohet çdo të diel në RTK.

Shefqet Krasniqi, imami i njohur i cili njëherit edhe ka doktoruar në Shkencat Islame ka folur për operacionet plastike të lejuara dhe ato të ndaluara.

“Operacionet plastike të domosdoshme janë të lejuara: Shembull, dikush e ka hundën e devijuar që i pengon edhe në frymëmarrje, detyrohet të bëjë operacion. E dyta nëse dikush ka shëmtim të tepërt dhe njerëzit e perceptojnë keq, por që nuk i pengon në shëndet si shembull, hundë shumë të madhe apo vesh shumë të kthyer, nuk është e ndaluar të ndërhyhet”, tha Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Hoxhë Shefqeti ka folur edhe për një dukuri që është duke u aplikuar së fundmi me të madhe në Kosovë, a jo është mbjellja e flokëve.

“Mbjellja e flokëve nuk është e ndaluar sepse flokët më parë kanë qenë në kokë. Çdo gjë që kthehet në origjinalitetin e saj nuk është e ndaluar. Floku ka qenë, ka rënë dhe është rikthyer. Kjo nuk e ndryshon pamjen që ta ka dhënë Zoti”.

Krasniqi ka thënë se mbjellja e flokëve mund të jetë analoge me rivendosjen e ndonjë pjese të veshit pas ndonjë aksidenti.

“Njeriu mund të pësojë ndonjë aksident komunikacioni dhe i këputet veshi. Nuk ka asgjë të keqe nëse ai vesh montohet dhe rikthehet”.

Megjithatë Krasniqi thotë se operacionet plastike që sot aplikojnë këngëtaret tona janë të ndaluara.

Ai ka thënë se haram është edhe tatuazhi.

“Me tatuazh tip o e ndryshon pamjen që të ka dhënë Zoti, dhe kjo është prej mëkateve të mëdha”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/

Exit mobile version