Telegrafi

Hoxhallarët me çmimore (Foto)

Gazeta Fjala mëson se disa hoxhallarë në Dyseldorf të Gjermanisë e kanë kthyer në biznes fitimprurës shërbimin e tyre fetar.

Madje këtë nën autoritetin e Qendrës Kulturore Islame në këtë qytet.

Përfaqësuesit e komunitetit fetar mysliman boshnjak e kanë caktuar çmimoren për secilin shërbim që e ofrojnë për komunitetin.

Më së liri kushton një jasin (këndimi i kaptinës Jasin nga libri i shenjtë islam Kur’ani), të cilin hoxhallarët e kësaj qendre e këndojnë për 10 euro.

Ndërkaq, myslimanët që zgjedhin të këndojnë Mevlud duhet të mendohen dy herë nëse do ta bëjnë këtë në shtëpi apo në xhami.

Mevludi në shtëpi, sipas çmimores së publikuar, kushton 50 euro ndërsa në xhami 70 euro, transmeton Gazeta Fjala.

E në rastet kur ndodhë ndonjë vdekje familjarët duhet të përgatiten për pagesë mjaft të majmë pasi e tërë ceremonia nga përgatitja e xhenazes e deri të namazi i të vdekurit do të kushtoj mbi 150 euro.

Nëse kjo përcillet me hatme (këndim i tërë Kuranit) atëherë kostoja rritet edhe për 150 euro.

E gjithë kësaj i shtohen edhe shpenzimet tjera për transportin dhe shpenzimet e rrugës së hoxhës nëse kërkohet shërbimi i tij jashtë territorit ku ai administron.