Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ka thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovës në KB.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ai, gjithashtu ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj.
Congratulations to Albania for being elected as member of the Security Council. This is a great achievement for #Albania and its strong diplomacy. Well done @ediramaal, this will make #Kosovo’s voice stronger at the @UN. pic.twitter.com/hxYyxl6YTM
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 11, 2021
Shqipëria sot është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023 me 175 vota, nga 117 të nevojshme.