Ministri i Punëve të Jashtë të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar lart personalitetin dhe punën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Shefi i diplomacisë kosovare përmes Facebook-ut ka thënë ndër të tjerash se Veliaj është edhe një shembull për të rinjtë që duan t’i hyjnë politikës.
“Pata kënaqësinë të takoj një mik të vjetër timin, Erion Veliaj. Një kryebashkiak model i cili po bën çdo ditë ndryshime në Tiranë dhe qeverisjen e qytetit. Një shembull i jashtëzakonshëm i të rinjve që duan t’i hyjnë politikës”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka takuar gjatë ditës së sotme Veliajn, pasi që ky i fundit është me vizitë zyrtare në Prishtinë./Telegrafi/