Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka uruar Armin Laschet në detyrën e tij të re, në krye të CDU-së.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka uruar përzemërsisht Laschet, për fitoren në zgjedhje.
“Ju uroj përzemërsisht Armin Laschet, për fitoren tuaj në zgjedhje. Ju uroj fat dhe të gjitha të mirat në detyrën e ardhme si kryetar i CDU-së. “, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Gjermanisë pret që të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
Ich gratuliere Ihnen sehr herzlich @ArminLaschet zum Wahlsieg. Alles Gute und viel Erfolg für die kommenden Aufgaben als Vorsitzender der @CDU. Freue mich auf unsere zukünftige Zusammenarbeit! ?? ??
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 16, 2021