Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e shënimit të pavarësisë së tyre.
Hoxhaj ka thënë se ShBA-ja është miku dhe aleati më i afërt për Kosovës. Ai ka theksuar se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për mbështetjen dhe partneritetin e Shteteve të Bashkuara.
“Urime ditën e pavarësisë mikut dhe aleatit tonë më të afërt. Populli i Kosovës është përherë mirënjohës për mbështetjen dhe partneritetin me ShBA-në”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.