Site icon Telegrafi

Hoxhaj uron qytetarët: Nuk dorëzohemi deri sa ta ngrisim flamurin në OKB

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ma uruar qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë.

Hoxhaj tha se Kosova nuk do të dorëzohet asnjëherë, deri sa flamuri i saj të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në sistemin ndërkombëtar.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Urime 10 vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Juve që çdoherë në zemër e në mendje e keni pasur Kosovën e pavarur. Juve që pavarësinë e keni pasur besim, dhimbje dhe shpresë. Duke u mbështetur në shpresën për të ardhmen e ndritur të popullit tonë, në këto 10 vite kemi ndërtuar një shtet nga themelet. Dhe asnjëherë nuk do të dorëzohemi, deri sa flamuri i Kosovës të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në familjen euro-atlantike. /Telegrafi/

Exit mobile version