Site icon Telegrafi

Hoxhaj uron për lirimin e Haradinajt: Ishim të bindur për pafajësinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt është lajm i jashtëzakonshëm.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më në fund gjykata e ka vërtetuar atë që ne në Kosovë e kemi pasur të qartë nga fillimi.

Postimi i plotë:

Një lajm i jashtëzakonshëm këtë mëngjes. Më në fund gjykata e Colmarit ka vërtetuar ato qe ne në Kosovë i kemi pasur të qarta nga fillimi, që Ramush Haradinaj është i pafajshëm dhe duhet të lirohet për t’iu bashkuar familjes, qytetarëve dhe Kosovës. Mirënjohje shtetit të Francës dhe diplomatëve të Kosovës për angazhimin. Urime!/Telegrafi/

Exit mobile version