Site icon Telegrafi

Hoxhaj uron Lajçakun: E keni shansin e fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën

Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar zgjedhjen e Miroslav Lajcak si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tani është shansi i fundit që të unifikohet pozicioni i BE-së për Kosovën dhe të arrihet një marrëveshje e ligjshme.

Hoxhaj, përmes shkrimit në Twitter, tha se krejt kjo të ndodhë në koordinim me SHBA-në.

“Uroj mikun tim Miroslav Lajcak, për emërimin si emisar i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. E keni shansin e fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën, dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në, për të arritur një marrëveshje të ligjshme dhe njohje të ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Exit mobile version