Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova.
Kjo pasi që sipas tij, UNMIK-u e ka përfunduar mandatin, madje një dekadë më parë.
“Që nga ajo kohë, (UNMIK-u) është bërë një barrë financiare për OKB-në. UNMIK nuk ka ndonjë qëllim, nuk ka funksionalitet, detyrë apo objektiv!. Është koha ta mbyllim”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/
UN peace operations work best when they are fit for purpose. @UNMIKosovo has completed its mandate (SC/RES/1244) a decade ago. Since then it has become a financial burden for @UNPeacekeeping. UNMIK has no purpose, it has no functionality, task or goal! It’s Time to close it.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 1, 2018