Site icon Telegrafi

Hoxhaj u dërgon letër 49 ministrave të Jashtëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër personale katërfaqëshe 49 ministrave të Jashtëm, në të cilën është detajuar rasti i përpjekjes provokuese për ta futur një tren ilegal nga Beogradi në Kosovë.

Hoxhaj ua ka bërë me dije që ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës, në të cilën përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt dhe i Nehat Thaçit, etj.

“Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan në letër Hoxhaj.

Përmes kësaj letre kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës: “Kosova është detyruar të mbrojë sovranitetin e saj duke mos lejuar të hyjë dhe që të mbrojë kufijtë shtetërorë”, shkruan Hoxhaj në letrën drejtuar homologëve të tij, raporton “Zeri.info”.

Ministri Hoxhaj ka potencuar se Kosova ka treguar maturi në sjellje e deklarata dhe mbetet e angazhuar për vazhdimin e dialogut, normalizimin e raporteve që dërgojnë të dyja shtetet në BE.

 

Exit mobile version