Telegrafi

Hoxhaj tregon reagimin e diplomatëve evropianë, kur e krahasoi Daçiqin me Millosheviqin (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për reagimin e homologëve të tij ndërkombëtarë, pas përplasjeve mes tij dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Hoxhaj ka thënë se ka pasur përpjekje nga autoritetet polake që të qetësojnë situatën, por ishte detyrë e tij të ruajë krenarinë dhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës, si ministër i Punëve të Jashtme të saj.

Ai ka thënë se pa marrë parasysh se si mund të shihen këto reagime nga ndërkombëtarët, pozita e tij si ministër i Jashtëm i jep atij hapësirë që të reagojë kur cenohet shteti që ai përfaqëson.

Hoxhaj ka shtuar se politikanët serbë nuk kanë ndikim në diplomacinë ndërkombëtare, pasi që ata flasin për demokraci, përderisa kanë sjellje agresive ndaj fqinjëve të saj.

Hoxhaj ka treguar se raportet e tij personale mes homologëve kanë ndikim të madh në raportet ndërshtetërore, por se me Daçiqin nuk ka ndonjë raport personal. Këto komente ministri Hoxhaj i ka bërë në emisionin “Komiteti Qendror” në RTV Dukagjini. /Express/