Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se viti 2019 është një mundësi e madhe për të arritur marrëveshjen me Serbinë por edhe një shans i humbur nëse Samiti i Parisit nuk i projekton parimet, pritjet dhe parametrat e qartë rreth dialogut.
Hoxhaj nëpërmjet një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se për këtë temë ka biseduar me një grup vijuesish të Akademisë Diplomatike të Vjenës që po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
“Theksova se Kosova është e interesuar dhe e përgatitur për të arritur një marrëveshje dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet një bashkëveprimi të SHBA-së dhe BE-së. Por fare lehtë, kjo mundësi e madhe e këtij viti mund të kthehet edhe në një zhgënjim të madh. Vetëm me një agjendë të mirëfilltë përmbajtjesore dhe kohore e bën 2019-ën mundësi për marrëveshje por në të kundërtën një vit të dështimit. Kosova, falë edhe mbështetjes së miqve ka arritur të forcoj vazhdimisht shtendërtimin e brendshëm dhe të zgjeroj sovranitetin e Kosovës duke u integruar në shoqërinë ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/