Site icon Telegrafi

Hoxhaj thotë se Qeveria e dorëhequr mund të ketë një rol kujdestarie por nuk mund të sjellë e merr vendime

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së, ka folur për mbledhjen e Qeverisë e thirrur të premten nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se PDK ka vendosur sot të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë për hir të interesave të qytetarëve, që nuk i ikë përgjegjësisë por edhe për ta bërë të qartë se pas dorëheqjes së Kryeministrit të premten e shkuar, është krijuar një situatë e re politike dhe juridike.

“Kryeministri dhe qeveria e dorëhequr mund të kenë një rol kujdestarie por nuk mund të sjellë e merr vendime për emërime të anëtarëve të bordit, të shpronësojë prona apo të sillet njëjtë sikur para të premtes”, ka thënë Hoxha.

Lexo po ashtu Paqartësi në mbledhje të Qeverisë, diskutohet se si mund të ndahen mjete për KQZ-në, kur Qeveria është në dorëheqje

Ai është shprehur se, nuk do të ketë vakuum politik në vend, por që nuk ka përmendur zgjedhjet.

PDK siguron të gjithë se paqartësia e krijuar nuk do të shkojë në dëm të interesave të qytetarëve dhe nuk do të lejojë të ketë vakuum e krizë qeverisëse. Kriza tani ka një adresë dhe një emër. Kosova ka institucionet dhe përvojën e duhur për të gjetur zgjidhje, ashtu sikurse edhe PDK-ja ka dëshmuar pjekuri, përgjegjësi dhe zotësi për ti shërbyer vendit./Telegrafi/

Exit mobile version