Site icon Telegrafi

Hoxhaj thotë se PDK-ja nuk negocion për pozitën e kryeministrit

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë fituese nga zgjedhjet e parakohshme.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, e cila botohet në numrin e së martës në versionin e shtypur, ai ka bërë me dije se kjo parti më nuk do të lëshojë pe rreth pozitës së kryeministrit.

Sipas Hoxhajt, në dy herët e fundit PDK-ja ka bërë kompromise rreth kësaj pozite, duke menduar se edhe nën udhëheqjen e partive të tjera ekzekutivi do të marrë vendime të mëdha për vendin.

Hoxhaj ka vlerësuar se historia në vitet e fundit ka treguar se Kosova mund t’i përmbyllë temat e mëdha vetëm nëse qeveria udhëhiqet nga PDK-ja.

Exit mobile version