Site icon Telegrafi

Hoxhaj thotë se Kosova nuk i ka punët mirë në rrugën drejt BE-së (Video)

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ngriti një shqetësim lidhur me rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në BE.

Ai tha se ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, ku Kosova nuk i ka punët aspak mirë.

“Vetëm për Kosovën nuk ofrohen as kushte as afate kohore, kështu që ne rrezikojmë që zbatimin e MSA-së ta shohim vitin e ardhshëm si një proces të njëanshëm”, ka thënë Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

Përderisa për Serbinë e Malin e Zi, janë paraparë afate të qarta drejtë anëtarësimit në BE, për Kosovën nuk ka ndodhur kështu.

Deri sa në këtë draft është paraparë qartë se Serbia, do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2025, nëse përmbyll me sukses dialogun me Kosovën me një marrëveshje të obligueshme ligjore, nuk ndodh kështu edhe për Kosovën.

“Për Kosovën nuk thuhet e njëjta gjë. Nëse ne i përmbushim kritetret e brendshme dhe e zbatojmë MSA-në, shtrohet pyetja: Në çfarë forme do të shpërbleheshim?”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës.

Exit mobile version