Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë Enver Hoxhaj gjatë konferencës së gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll, ka pasur një takim me të shkurtër me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit ia ka bërë me dije se Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Ai gjithashtu ia ka bërë me dije kreut të Kombeve të Bashkuara se prezenca e UNMIK-ut në Kosovë tashmë është e panevojshme, pasi burimet e këtij misioni ndërkombëtar duhet të përdoren në zona të konfliktit, e jo në një vend politikisht të qëndrueshëm dhe të sigurt siç është Kosova.
Hoxhaj gjatë konferencës në Stamboll është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. “Organizimi i një konference të tillë luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes”, u shpreh ai.
Brief chat with SG @antonioguterres this morning. I said that @UNMIKosovo should be closed and there’s no need for regular UNSC meetings on #Kosovo, like today’s. @UN should instead use resources in conflict areas, not in a politically stable and safe country like Kosovo pic.twitter.com/jTPpVVTSw3
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) October 31, 2019