Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Therandë dhe në Rahovec, ku ka takkuar strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe shumë përkrahës të PDK-së nga këto dy komuna.
Hoxhaj ka thënë se Theranda dhe Rahoveci janë dy komuna që mund të bëhen model i zhvillimit ekonomik, duke u bërë qendra të agrobiznesit në Kosovë. Ai ka theksuar se prioritet i qeverisë së ardhshme është zhvillimi ekonomik duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Theranda dhe Rahoveci janë dy komuna të cilat mund të bëhen model i zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës, si qendra të agrobiznesit. Qeveria e ardhshme në programin për Fillimin e Ri e ka prioritet madhor zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes dhe dinamizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ka thënë Hoxhaj.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Hoxhaj ka thënë se mbështetja e madhe që do t’i jepet këtyre ndërmarrjeve, sektorit privat, zhvillimit rural, agrobiznesit dhe përkrahjes së prodhimit vendor do ta ndryshojë mjedisin ekonomik në Kosovë në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Duke i dhënë mbështetje të madhe sektorit privat, zhvillimit rural, agrobiznesit dhe përkrahje prodhimit vendor, si dhe aftësimit dhe arsimimit profesional do të ndryshojë mjedisi ekonomik në Kosovë dhe kultura e ndërmarrësisë, që do të jetë në shërbim të zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, ka përfunduar Hoxhaj.
Hoxhaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe disa takime në Prizren, si dhe ka mbajtur ligjeratë para një numri të madh të studentëve të Universitetit të Prizrenit