Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pas aksidentit të tmerrshëm në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë, ka thënë se ka pasur një telefonatë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Hoxhaj, tha se Plenkovicin e falënderoi për angazhimin dhe kujdesin që ka treguar ai dhe autoritetet qeverisëse në këto orë të rënda për ne.
“Më shprehu ngushëllime dhe më siguroi se qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën. Në këto momente po u ofrohet ndihma të lënduarve, disa prej të cilëve janë më rëndë! Ngushëllime familjeve që kanë humbur sot më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, bisedova në telefon me mikun tim, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, të cilin e falënderova për angazhimin dhe kujdesin që ka treguar ai dhe autoritetet qeverisëse në këto orë të rënda për ne. Më shprehu ngushëllime dhe më siguroi se qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën. Në këto momente po u ofrohet ndihma të lënduarve, disa prej të cilëve janë më rëndë! Ngushëllime familjeve që kanë humbur sot më të dashurit e tyre! /Telegrafi/