Telegrafi

Hoxhaj do të mundohet t’i bind për njohje tri nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të bëjë përpjekje për t’ia ndërruar mendjen tri nga pesë shtet e BE-së për njohjen e Kosovës.

“”Do të bëj përpjekje që t’i kthehem Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë”, ka thënë ai, duke shtuar se ka lexuar raportet e shteteve përkatëse, transmeton Koha.net.

Hoxhaj ka thënë në “Rubikon” të KTV-së se shumë shpejtë do të ketë vizita në vendet të cikat pritet ta njohin Kosovën, emrat e të cilave nuk mund t’i bëj publike.

Ai tha se njohjet e Kosovës duhet të rriten në mënyrë që vendi të ketë mundësinë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Hoxhaj ka thënë se deri më tash i është dhënë hapësirë krijimit të një marrëdhënie me Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se ka filluar të komunikoj me përfaqësues të shteteve dhe ministrat e jashtëm të vendeve të ndryshme, transmeton Koha.net. Hoxhaj ka zbuluar një detaj të punës së tij, duke thënë se i duhet herë-herë të telefonojë liderë shtetëror në ora katër të mëngjesit, apo edhe të dielave, duke iu përshtatur vendeve me të cilat komunikohet.

“Javët e para kam arritur që të bisedoj më shumë shtete. Kam arritur të komunikoj me një pjesë të ministrave të shteteve. Kemi dërguar kërkesa për njohje duke ja bashkangjitur argumentet pse duhet të na njohin”, ka thënë Hoxhaj, duke potencuar se do të bëj çdo gjë që të rriten njohjet e Kosovës dhe do të punoj për ri-fuqizimin e raporteve të Kosovës me shtetet që veçse e kanë njohur.

Ai ka thënë se synim i politikës së jashtme është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

“Mendoj që duhet të aplikojmë për anëtarësim në Këshill të Evropës. Jemi në koordinim e sipër që ta dërgojmë kërkesën tonë për anëtarësim pasi është organizata më e rëndësishme ne Evropë. Vitin tjetër do të aplikojmë edhe për UNESCO”,ka thënë Hoxhaj.

Dështimi për anëtarsim në UNESCO sipas ministrit Hoxhaj ka qenë më shumë goditje e Rusisë, sesa e Serbisë, por sipas Hoxhajt, votimi në UNESCO i ka ndihmuar që t’i llogarisin votat për anëtarësimin në organizata tjera.