Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Të mërkurën qartësi dhe konsensus për ratifikimin e demarkacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se me ratifikimin e demarkacionit do të hapet rruga drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj këto komentë i bëri në rrjetin social Facebook, ku gjithashtu i bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë këtë ligj.

“Fryma e konsensusit është ajo që do t’i mundësojë Kosovës të ecë me një shpejtësi të re drejt integrimit euro-atlantik. Të mërkurën kemi qartësi dhe konsensus për ratifikimin e demarkacionit dhe i hapim rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. I ftoj të gjithë deputetët që ta votojnë këtë ligj dhe të ecim përpara me temat e tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj./Telegrafi/

Exit mobile version