Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Do të jemi opozitë e fortë e Qeverisë, do të rikthehemi sërish në pushtet si parti e parë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar para takimit që do të zhvillojë me Këshillin Drejtues të PDK-së.

Hoxhaj tha se në takim do të bisedohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, transmeton Telegrafi.

“Sot kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues. Është një mbledhje e rregullt dhe agjendë e takimit është të bisedojmë rreth rezultat të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kemi biseduar se si PDK do të dalim me një koncept të ri politikë, se si do ta riorganizojmë PDK-në, dhe se si do të bashkëpunojmë me media dhe me shoqërinë civile”, theksoi ai.

Hoxhaj tha se “PDK do të jetë opozitë e fortë e Qeverisë që do të formohet në javën e ardhshme”.

“Dialog i brendshëm i strukturave të PDK-së, do të dalim me veprime konkrete se si do ta bëjmë opozitën dhe si do të përgatitem për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë”, shtoi ai.

Hoxhaj deklaroi se nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit, duke thënë se do të rikthehen sërish në pushtet dhe do të dalin partia e parë në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version