Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar përsëri këmbënguljen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe, përkundër thirrjeve nga ndërkombërarët për ta hequr atë.
Hoxhaj ka thënë se çështja e taksës ka lënduar raportet me partnerët e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se taksa mund ta vrasë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë.
“Kjo temë është konsumuar, kjo temë do të ketë risi kur ne marrim qëndrim në Qeveri”, është shprehur Hoxhaj, në RTK 3.
“Por një gjë qëndron: Taksa i ka lënduar raportet me partnerët tanë”, ka deklaruar ai.
“Taksa mundet ta vret mundësinë që gjatë 2019 të ketë një marrëveshje finale me Serbinë”, ka shtuar Hoxhaj.
Taksa e ka vendosur dialogun me Serbinë në qorrsokak”, ka vlerësuar zëvendëskryeministri.