Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ironizuar me vizitën e kandidatit për President të Serbisë, Vuk Jeremiç, zhvilluar sot në Patrikanën e Pejës.
Ironië, kryediplomati kosovar e ka shprehur në Twitter duke e quajtur madje një vizitë turistike dhe uruar ti kenë pëlqyer bukuritë natyrore të Kosovës.
“Shpresoj që Jeremiq të jetë kënaqur me vizitën e tij turistike në Kosovë, me diellin dhe me pamjet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Numri i turistëve nga Serbia po rritet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Paradite u raportua se ish ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq e ka vizituar Patrikanën e Pejës duke thënë se serbët po diskriminohen në Kosovë./Telegrafi/