Ministri Hoxhaj ka vlerësuar kontributin e Vokrri për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, dhe ka ofruar përkrahje të mëtutjeshme për arritjen e synimeve në këtë drejtim.
Sipas një komunikate të MPJ-së, Hoxhaj tha se Vokrri që në vitet e 80, ka qenë ambasador i fuqishëm të idesë së shtetit të Kosovës, ndërsa ka çmuar punën shumë të madhe që ai po bën edhe në cilësinë e kryetarit të Federatë së Futbollit të Kosovës, në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka falënderuar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë, deri më tani. /KP/Telegrafi/