Telegrafi

Hoxhaj takon shkurtimisht Ban Ki Moonin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, të cilën thotë se e ka njoftuar me të arriturat dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në margjina të vizitës në New York, takova shkurtimisht Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, me të cilin ndava të arriturat më të fundit dhe zhvillimet në Kosovë. Jemi në një fazë kur raportet e Kosovës me OKB-në dhe veçmas me UNMIK-un duhet të lëvizin në drejtim pozitiv ndryshe nga çfarë ka qenë deri më tani. Vendi i Kosovës është në OKB”, ka shkruar Hoxhaj.